PËR SHUPLAKËN SOCIALE DHE TË SËMURIT NGA HIV SIDA

македонски

Sida si një nga sëmundjet moderne të shoqërisë për çod vit merr me vete një numër të madh viktimash. Theksi kryesor në këtë tregim është vënë te njerëzit që janë bartës të këtij virusi dhe cilat janë situatat psikologjike me të cilat ata ballafaqohen.

Thellësiua e mosdijes njerëzore mund të jetë shumë e madhe, e ndonjëherë është edhe aq e madhe sa që lëndon njerëz të tjerë. Në rastin e sidës, mosdija mund më shumë t’i lëndojë ata që kanë probleme të vërteta dhe thelbësore, për shkak se në vete bartin një sëmundje që nuk i lë të mendojnë për asgjë tjetër. Ky virus nuk bartet në qoftë se përshëndeteni me të sëmurin ose nëse e ndanin vendin e njëjtë të punës. Nuk do ta fitoni sidën as në qoftë se e puthni bartësin e virusit në fytyrë ose në qoftë se bisedoni dhe për një moment i mundësoni të harrojë se kjo sëmundje ekziston. Virusi HIV mund të përcillet vetëm që qoftë se vini në kontakt me ndonjë lëng trupor nga trupi i të sëmurit.

Pas vetes e lamë vitin 2012. 365 ditë brenda të cilave u zbuluan 34 milionë pacientë të sëmurë nga virusi HIV anembanë botës. 19 milionë persona HIV pozitivë anembanë botës janë trajtuar dhe kanë marrë përkrahje nga institucionet shëndetësore. Në Maqedoni, në vitin 2012 janë shënuar gjithsej 166 qytetarë të sëmurë nga sida.

Testimet janë mënyra më e lehtë për t’u kontrolluar se a jeni bartës i virusit. Daniell Kallajxhievski, koordinator në HERA – shoqatë për edukim dhe hulumtime që kanë të bëjnë me sidën, në intervistën për zdravstvo.kauza.mk thotë:

“Testimi për HIV është shumë i rëndësishëm. Zbulimi i hershëm i infektimit me HIV është i rëndësishëm për arsye të thjeshtë – që trajtimi të fillohet me kohë. Vetëm fillimi në kohë i trajtimit të infektimit mund të sigurojë jetë të gjatë dhe kualitative. Kjo terapi është efikase, ndërsa në Republikën e Maqedonisë është në dispozicion edhe atë falas. Në qoftë se infektimi zbulohet vonë, gjegjësisht në stad të sidës, mundësitë për trajtim janë më të vogla, por edhe vetë imuniteti është shumë i zvogëluar. Prandaj, zbulimi me kohë është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, kryerja e testit për HIV është mënyra e vetme për ta zbuluar statusin personal të HIV-it. Asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt në statusin personal të HIV-it, derisa nuk e bëjmë testin për HIV. Ky infektim nuk jep simptome, kështu që ne me vite mund të jemi pozitivë, e të mos e dijmë këtë.”

Shumë personalitete të njohura u ballafaquan me sidën. Njëri nga ta është Mexhik Xhonson, basketbollisti amerikan, i cili para publikut sqaroi se është bartës i virusit dhe se njëkohësisht pensionohet nga loja e basketbollit. Kishte edhe të tillë që i thanë se është homoseksual, por ai pranoi se sëmundjen e ka fituar si rezultat i jetës së shthurur dhe seksit me qindra femra. So Xhonsoni është njëri nga aktivistët më të mëdhenj dhe tregon se si një njeri mund të jetojë me sidë.

Sida mund t’i ndodhë çdokuj. Përdorni prezervativa që do t’ju ndihmojnë të mbroheni nga paraqitja eventuale e sidës. Testohuni, për shkak se do t’ju marrë vetëm 15 minuta nga koha juaj dhe kujtoni të sëmurit nga sida. Nuk është vetëm 1 dhjetori dita kur statistikat duhet të emitohen në ekranet televizive. Njerëzit me sidë janë të sëmurë edhe gjatë 11 muajve të tjerë të vitit. Kujtoni ata, mos i stigmatizoni dhe bëjuani jetën me më pak brenga, së paku për një moment.

(511)